Vllaznia ka me shume arsye per te fituar kete jave ndaj Dinamos, por kurrsesi nuk duhet ta nenvleresoje kete kundershtar. keshtu shprehet ish- mbrojtesi kuqeblu Edmond Doçi. Ne nje analize per “Shkodra Sport” ai do te shprehej:
“Tek Dinamo me duket se ka nje problem te madh. Ate qe lojtaret duan te luajne secili per vete dhe ende nuk e kane krijuar frymen e grupit. Por nese ajo eshte ne nje dite te mire, mund t’i nxjerre probleme çdo ekipi.
Ne pamje te pare duket nje sfide e lehte, nisur edhe nga zhurma qe po krijohet per largimin e trajnerit Shkembi, por Vllaznia kurrsesi nuk duhet ta nenvleresoje kete kundershtar.
Nese veren cilesite e lojtareve te Dinamos, jane te gjithe lojtare te mire dhe qe mund te japin shume, por une shpresoj qe Vllaznia te shfrytezoje momentin jo te mire qe po kalon kjo skuader dhe ta leme po aty.
Eshte mundesia me e mire qe Vllaznia te marre nje tjeter trepikesh, por t’i vere edhe ajo shkelmin ketij ekipi dhe per ta zhytur edhe me shume ne krizen e tij. Mendoj se ekipi shkodran eshte dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj ketij kundershtari dhe kete duhet ta demostroje edhe ne shume dhe te marre trepikeshin e rradhes”- eshte shprehur Edmond Doçi./SHKODRA-SPORT.COM/