Historia e tij është vërtetë interesante. Donaldo Lari sot është shndërruar në protagonist si trajner tek FC Basania dhe ndonëse është vetëm 26 vjeç, ai në fakt ka filluar të stërvisë futbollistë të vegjël që para 10 vitesh.
Atëherë kur ishte vetëm 16 vjeç! Mund të duket e çuditshme por është mëse e vërtetë. E ka bërë këtë gjë sepse futbolli është pasioni i tij i madh. Donaldo ka pranuar të flasë për “Shkodra Sport” rreth karrierës së tij si futbollist e trajner, por edhe planeve për të ardhmen, të cilat në fakt ai i sheh të lidhura ngushtë me atë të FC Basania. Ndiqni më poshtë intervistën me të:
– Donaldo, si po e përjetoni kete eksperience tek FC Basania?
FC Basania është një ëdërr qe po ralizohet çdo ditë e më shumë. Jam shumë i lumtur që jam bërë pjes e themelimit te kësaj Akademie. Gjithmonë e kam dasht vendin tim, jam perpjekur te themeloj ekipe futbolli te moshave te ndryshme qe t’iu jap mundesinë te gjithë atyre djemve qe e ndjenin veten te afte dhe s’kan mundesi ta ndjekin stervitjen ne ekipet e Shkodres.
Gjithmonë e kam pas ëndërr ngritjen e nje Akademie ne vendin tim qe çdo fëmijë që po rritet ne këto zona te ketë synim dashninë e vendit te vet, te perfaqësoj deshiren, pasionin dhe vendin ku është rritur, qe nje ditë mos të na braktise si shumë te tjerë. Pra, kjo është ëndrra ime qe po bahet realitet me Akademinë e FC Basania.
– Per ata qe nuk ju njohin, kush eshte Donaldo Lari? A je marr me futbollin e luajtur, cila eshte karriera juaj?
E kam nis futbollin ne moshem 10 vjeçare me profesor Kreshnik Krepin tek “Shkodra 2006”. Aty kam hedh hapat e parë si sportist. Pas 3 viteve jam bërë pjesë e KF Shkodra me trajner Taip Piraniqin duke u stervitë per 4 vite deri ne moshen 17 vjeçare. Karriera ime ka vazhduar më pas në një ekip tjetër dhe u bashkova me ekipin e Ades U19 me trajner Brikeno Bizin. Aty kam luajtur dy sezone.
Kalova ne ekipin e parë te Terbunit te Pukes ku përjetova momentet me te bukura te karrieres time. U rrita shum nga ana profesionale dhe ishte një kënaqësi ndryshe nga ajo qe kisha perjetuar tek moshat. Arritem te shpallemi kampion të kategorisë së parë dhe shkruam historinë me Terbunin e Pukes duke u ngjitur per herë te parë ne historinë e tij në Superligë. Kalova një vit e gjysme ne ate klub dhe me pas u shkeputa per arsye personale.
Kam luajtur dy sezone me Aden e Velipojes, kam provuar te luaj edhe me Veleçikun, por sigurisht deshira per futbollin e luajtur sa vinte dhe u shuante per arsyet qe dihen dhe s’kam pse i permend. Por nganjëherë është e shkruar e ardhmja, vendosa t’i përkushtohem trajnimit.
– Prej sa vitesh punon si trajner?
Deshira per trajnim ishte shumë e madhe qe ne moshë te vogël. Ekipin e Vau Dejsit e themelova ne moshen 16 vjeçare kur isha ende lojtar. Unë stervitesha vetë me grupmoshat, ndërkohë me ndihmuan disa miq te mi qe kishin liçensa dhe mora pjesë me ekipi U13 ne kampionatin rajonal te Shkodres. Perfaqësova vendin tim, ishte një kënaqësi e madhe dhe qe ate ditë kuptova se zemra ime është më shumë te trajnimi sesa tek futbolli i luajtur edhe pse isha në një moshë ende te vogel dhe isha ende sportist aktiv per vete.
Arrita qe ne kohen e lirë te merresha me fëmijët e zones dhe t’iu jepja ato dije qe mendoja se kisha mesuar vet dhe po mesoja çdo ditë . Qe ne ate kohë ekipet e Vau Dejsit i kam mbajt aktive dhe kam arritur te krijoj edhe ekipin U15 dhe me pas edhe atë U17. Kam pas vetem nje periudhë shkeputje kur isha tek ekipi i Terbunit sepse ne ate kohë stervitjen e benim ne Tiran dhe kjo nuk me jepte mundesi te merresha me ekipet e mia. Por fati deshi te rikthehem pas 1viti e gjysem dhe te vazhdoj rrugëtimin qe kisha nisur me ekipin që kisha themeluar vetë.
Por më e bukura e ksaj eksperience qe kam deri tani si trajner, është se kam disa sportistë qe u rriten ne duart e mia qe ne moshen 5 vjeçare i kam mbajtë aktiv e deri me tani qe janë 16 vjeç. U rriten ato por u rrita dhe unë bashkë me to është kënaqësi e madhe qe sot po trajnoj akoma disa sportistë qe kam pas qe ne themelim te ekipit te Vau Dejsit të cilët tani po marrin pjesë tek FC Basania U17.
– Çfare ekipesh ke drejtuar me pare dhe çfare grupmoshe drejton aktualisht?
Kam drejtuar ekipet qe kam themeluar vetë, U13, U15 dhe U17. Vitet e fundit kam pas kerkesa per te drejtuar edhe U19 ne disa Akademi te Shkodres, por nuk kam pranuar. Arsyeja dihet, se vemendjen kryesore e kam patur tek ekipet e mia, tek vendi ku u rrita dhe s’mund t’i braktis ato. Aktualisht po drejtoj ekipet e U15 dhe U17 të FC Basania.
Dua te theksoj se po i drejtoj te dy këto ekipe i vetem si trajner i parë, per arsye se nuk kemi arritur akoma të gjejmë trajnerë cilësor qe jan te afte te drejtojn ne këto nivele që ne pretendojmë dhe kerkojmë ne si Akademi. Prandaj po ju bëj thirrje atyre trajnerave qe e ndjejnë veten te afte dhe te kualifikuar me liçensën Uefa B dhe Uefa A, te na kontaktojnë se janë te mirëpritur ne Akademinë tonë FC Basania.
– Cili eshte prioriteti juaj i punes?
Prioriteti im i punes eshte disiplina sportive sepse kjo i ndihmon sportistët te krijojn një personalitet te fortë dhe te qendruëshem, ku çdo i ri mund te dalë në jetë gati dhe i sigurt per një ekperiencë tjeter qe te sjell jeta dhe ky formim do na ndihmonte shumë te gjithëve sepse e dimë se kush po rritet dhe po hedh themelet per një shoqëri te denjë dhe mirëorganizuar ne vendin tone.
– Çfare synon tek FC Basania?
Tek FC Basania synoj te krijojmë nje Akademi prodhuese futbollistesh cilësor dhe besoj se jemi ne rrugen e duhur.
– A ka elemente cilesore ne keto ekipe?
Realisht kam shumë elementë cilësor. Nuk po permend emra se janë te rinj dhe kalojnë ne eufori, gja qe s’na sherben. Kam shumë besim te këto grupe lojtaresh qe kemi, sepse janë disa lojtarë që kanë talent te lindur dhe po mundohen ta perforcojnë per te arritë objektivat. Disa të tjerë nuk kanë talent, por kanë deshirë te madhe dhe janë rritur shumë nga ana profesionale, por nuk mjafton me kaq per te arritë objektivin e te berit nje futbollist.
Kemi nje mangesi te theksuar dhe gjej rastin t’iu bej nje thirrje prinderve te fëmijve: Ju lutem mbeshtetini femijet ne rrugen qe ata kane nisur. Vlerësojini, kushtojuni vemendje, shikojeni sportin si nje investim per te ardhmen e çdo fëmije. Edhe nese nuk arrin kulmin te behet nje futbollist, ama në gjë është e sigurtë: Ai është i aftë, i pergatitur dhe i mirëedukuar si të gjith te tjeret qe kane ndjekur kete rrugë.
– Cilat jane synimet tuaja per te ardhmen?
Synimet e mia per te ardhmen aktualisht janë të fokusuara tek FC Basania. Nuk kam arsye te mendoj ndryshe. Këtu kemi një frymë bashkëpunimi mjaft te mirë. Ndoshta një ditë kur të kem permbushur te gjitha synimet qe i kemi vendos vetes dhe akademia te jetë e mirëorganizuar dhe brenda synimeve tona, ateherë do kem kohë te mendohem per një eksperiencë tjeter ne ekipet e para. Por besoj se është e larget kjo eksperiencë. Zemra, deshira, pasioni janë dhe do jenë gjithmonë tek kjo Akademi: FC Basania!/SHKODRA-SPORT.COM/