Të dielën në orën 16.45 luhet ndeshja e javës së 14-të të Superligës me Kukësit dhe Partizanit. Verilindorët kanë publikuar pak më parë edhe çmimet e biletave për këdo që është i interesuar ta shikojë sfidën në Loro Boriçi. Ato mund të blihen pranë “Selman Stërmasit” ose “Loro Boriçi”.
Në tribunën Vip një biletë kushton 2000 lekë. Po ky çmim vlen edhe për tribunën B, ndërsa 1000 lekë dhe 300 lekë është shifra e fiksuar për tribunën D dhe C.
Kukësi renditet në vendin e 2-të. Skuadra e Longos pas 13 javës kampionat, ka grumbulluar 24 pikë, 3 më pak se Tirana kryesuese.
Postimi:
Klubi i Kukësit njofton se nga dita e sotme mund të blihen biletat për ndeshjen e së dielës ndaj Partizanit. Biletat e ndeshjes mund të blihen te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në biletarinë e “Loro Boriçit”.
Çmimet e biletave të ndeshjes variojnë si më poshtë:
TRIBUNA VIP – 2000 LEKË
TRIBUNA B – 2000 LEKË
TRIBUNA D – 1000 LEKË
TRIBUNA C – 300 LEKË
Tifozeria mike
TRIBUNA A – 2000 LEKË
TRIBUNA E – 300 LEKË
Ndeshja ndaj Partizanit luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.