Laçi fitoi kundër Tiranës me rezultatin 1-0 në transfertë, një fitore që mjaft e rëndësishme në aspektin sportiv por edhe moral për kurbinasit.

Pas takimit ka folur Shpëtim Duro, i cili u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë. Në prononcimin e zakonshëm për Supersport, trajneri kryeqytetas deklaroi:

“Sigurisht një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për momentin që kalum. Kaluam një javë shumë të vështirë pas humbjes në Fier dhe barazimit me Skënderbeun. Skuadra në aspektin moral ishte e perënduar. Kisha punuar me të gjithë për të treguar që kemi vlera. Ky ështe ekipi që tregoi veten me Partizanin, Kukësin dhe Vllazninë. Gjatë gjithë ndeshjes kemi treguar vlerat tona.

Tirana si “arkë kursimi”? Është pak e rëndë kjo fjalë. Normalisht bilancet me Tiranën i kam pozitive. E kam thënë që Tirana ka fituar vetëm një ndeshje me mua. Gjitha ndeshjet e tjera në 10-15 vite bilanci ka qenë pozitiv.

Mazrekaj? Nuk është sepse shënoi, por është një futbollist që unë e kam thënë. Është më mirë fizikisht se në kohën kur ishim të dy pjesë e Partizanit. Është lojtar që kur merr topin, skuadra lirohet totalisht. Është momentalisht më i rëndësishmi me ekipin. Sa i përket Nëabuezes, është sulmuesikryesor i skuadrës. Sot, ishte në dyshim prezenca e tij. Në atë terren shumë të vështirë, jam shumë i kënaqur me të.

Pasi i fundit? Nuk jam shumë i kënaqur për shkak të pikëve te lëna me Apoloninë dhe Skënderbeun. Ky ishte një reagim ndaj një skuadre si Tirane. Arbitri ndikoi me Apoloninë, ndërsa me Skënderbeun bëmë lojë të mirë. U goditëm në një moment të vetëm. E rëndësishme është që skuadra reagoi. Më kënaq loja. Nuk morëm gol. Arritëm të shënojmë, por duhet ta kishim mbyll ndeshjen pasi kishim shumë raste. Megjithatë në pushim skuadra ishte e bindur që do të shënonte duke pasur parasysh situatat në pjesën e parë.

Ekip i madh me të mëdhatë? E thashë, ato pikë nuk rikuperohen. Jam i gëzuar për fitoren me Tiranën, por ato pikë nuk janë të rikuperueshme. E kam marrë skuadrën në dy vendet e fundit. U ngjitëm deri në vendin e dytë dhe nuk duhet të gabonim. E them me bindje që do të luftojmë deri në fund, por Vllaznia është e vështirë të rikuperohet. As nga ne, as nga Partizani apo Teuta. Unë e shoh Vllazninë 99 përqind kampion”, përfundoi ai./newsport/