Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDortmundi godet në merkato, zëvendëson Sançon me talentin holandez

Dortmundi godet në merkato, zëvendëson Sançon me talentin holandez

Borusia e Dortmundit ka goditur në merkato duke zëvendësuar të larguarin Xhadon Sanço me talentin holandez Donejl Malen.

22-vjeçari është zyrtarisht pjesë e verdhezinjve duke filluar një cikël të ri në karrierë. Prej ditësh kishte përfunduar ky operacion, por vetëm sot u bë zyrtar.

Malen është një futbollist me talent mjaft premtues teksa prej 3 vitesh është pjesë e PSV-së ku në 81 ndeshje ka realizuar 40 gola, një mesatare e pabesueshme prej 1 gol për çdo dy ndeshje.

Borusia Dortmund tregon dhe një herë tjetër që është mjeshtre në merkato duke bërë goditje me vlera të ulëta, por cilësi të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments