Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, ndonëse fitoi sot ndaj Vllaznisë, e ka cilësuar këtë ndeshje si shumë të dobët, edhe pse u ngjit në vendin e dytë në renditje. Në “SuperSport” ai deklaroi se skuadra e tij ishte paraqitur shumë negativisht në sulm.

“Sot ka qenë një ndeshja më e dobët e gjithë sezonit, ndaj isha i nervozuar. Ka qenë problem i madh loja në sulm. Guindo ka goditur kokën në Gjirokastër dhe ende nuk është ambientuar. Edhe sot para ndeshjes ka pasur probleme me kokën dhe kjo është arsyeja pse nuk po gjen ende formën, është lojrae shumë i mirë.

Kemi pasur 20 raste në kundërsulm por asnjë nga këto nuk i shënuam për të zgjidhur ndeshjen. Edhe krahu i majtë, edhe i djathti, edhe në qendër kishim probleme në këto momente.

Numri 1 është që ekipi të luajë futboll të bukur, pavarësisht rezultatit. Mund të shkojmë lart por pa lojë të bukur nuk do të ikim ku pretendojmë, ndoshta në Kupat e Europës. Në futboll është gjithçka e qartë”, tha ai. /vipsport/