Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, ka akuzuar ashpër gjyqtarin Jorgji për mënyrën se si drejtoi ndeshjen. Tekniku e cilësoi edhe faull, edhe pozicion jashtë loje golin e Ngo në fjalët e tij për “SuperSport”.
Deri diku jam i kënaqur me lojën por deri diku jo për mënyrën se si kemi pësuar golin. Goli është bërë në minutën e 96. Nuk e kuptoj se si u dhanë 4 minuta shtesë dhe u bë në minutën e 96.
Kam pretendimet e mia edhe për mënyrën e dhënies së faullit, se Goxha ka kërcyer normalisht e nuk mendoj se është faull. Pastaj goli është në pozicion jashtë loje.
Në momentin që Tirana kaloi në avantazh e kalova Goxhajn para se di aftësitë e tij në sulm. Kur Mëllugja mori të kuq e ktheva përsëri në mbrojtje se shkoi me tre në prapavijë.
Goli i Ngo është pozicion jashtë loje i pastër në pasimin me kokë të Dokës. Trajneri thotë është faull dhe pozicion jashtë loje. Goli i parë? Shihni pamjet, nuk po flas. Penalltia? Neto”, deklaroi Dovedan. /vipsport/