Sot, Partizani luajti kundër Vllaznisë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0. Kjo sfidë prodhoi gjithçka, veç golave në fushën e blertë. Ajo që ra në sy ishte numri i lartë i të pranishmëve në tribunën e “Elbasan Arenës”.
Kaq ka mjaftuar dhe tifozët shkodranë kanë filluar ironitë ndaj Olsi Ramës, teksa ky i fundit u shpreh i shqetësuar për mbështetësit e shumtë në shkallët e “Loro Boriçit” javë më parë.
Drejtori i Partizanit do te deklaronte ne ate ndeshje se ne shkallet e stadiumit ishin 500-600 tifoze qe ndikuan sipas tij ne fitoren e Vllaznise.
Por ne fakt sot nuk i permendi fare, e kaloi ne heshtje dhe u mor me nje tjeter faktor, ate te arbitrimit te njeanshem te ndeshjes nga kryesori Hamit.
Kujtojmë që ajo ndeshje u fitua nga shkodranët me rezultatin 1-0, ndërsa sot në një stadium të tejmbushur me mbështetës të kuq, takimi përfundoi në barazim 0-0./newsport/