HomeBASKETBOLLDrejtori Halili: Ja pse kemi zgjedhur kroatin Plantak si trajner të Vllaznisë

Drejtori Halili: Ja pse kemi zgjedhur kroatin Plantak si trajner të Vllaznisë

Prej tetë ditësh kroatin Neven Plantak ka nisur punë si trajner në krye të ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë dhe atij i është ngarkuar një detyrë e vështirë e ngritjes së këtij ekipi në atë nivel që duhet të jetë. Besimi është i madh tek ai dhe jo më kot është përzgjedhur sepse i ka aftësitë për ta bërë këtë gjë.

Ka qenë drejtori teknik Altin Halili ai që ka shpjeguar mënyrën si u përzgjodh ky trajner dhe cilat janë karakteristikat e punës së tij. “Trajneri është studiuar në detaje për karakteristikat e tij dhe mendoj se është i duhur për situata aktuale si kjo që po kalon Vllaznia.

Ai ka një disiplinë të fortë, ka dëshirë të ketë rregull në ekip, por edhe mjaft i disiplinuar në anën tekniko-taktike. Para se ta merrnim Plantak, e kemi studiuar gjatë atë.

Jemi konsultuar me menaxherë dhe njerëz të kësaj fushe dhe përveç tij, janë studiuar edhe dy të tjerë. Madje Plantak ka qenë realisht i treti në listë por në fund, u bindëm se ai duhej të ishte trajneri jonë dhe e gjetëm akordin.

Besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe me të, do të arrijmë ta nxjerrim Vllazninë nga situata ku ndodhet aktualisht”- ka thënë krahu i djathtë i presidentit Xhaferi.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments