Shqetësimi i mosfirmosjes ende të kontratës nga disa lojtarë të ekipit U19 të Akademisë ka përfshirë jo vetëm futbollistët por edhe drejtuesit e saj.
Sot paradite kemi publikuar një status të mesfushorit- sulmues Eridon Qardaku që linte të hapur mundësinë e largimit nga Vllaznia.
Ajo që të bën përshtypje në komentet e këtij statusi ka qenë edhe ai i drejtorit administriv të Akademisë Vllaznia Qashif Hoxha që shkruan:
“Ti meriton plotsisht fanellen e Vllaznise se madhe dhe drejtuesit do banin krim nese nuk firmosin me Çardakun. Askund ne bote klubi nuk heziton me firmose me goleshenusin ma te mire te kampionatit dhe lojtarin kryesor te Akademise se vet, kampionin me U16, 17, 19 e fituesin e disa trofeve e tjere. Une besoj se do i therrasin mendjes e ndergjegjes se tyre e nuk do lejojne edhe nje tjeter talent me ik”.
© shkodrasport.com