Drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj ka qenë i ftuar nga gazetarja sportive Vjosana Nozllaku në podkastin e saj “Topcast”. I pakënaqur me arbitrimin në Shqipëri, ai deklaron se gabimet nuk bëhen padashje, por janë të planifikuara. Ndër të tjera, Zenelaj deklaroi se Vllaznia kryeson kampionatin edhe për shkak të gabimeve të arbitrave në ndeshjet e skuadrave të tjera.
“Çështja e arbitrimit në Shqipëri është se nuk është se bëhen gabime njerëzore, këtu çdo gjë bëhet me dashje kur bëhen gabime”, e nis Zenelaj.
Vjosana Nozllaku: “Është e planifikuar thua?”
Zenelaj: “Patjetër që është e planifikuar sepse në të kundërt nuk e justifikoj dot që arbitri më i mirë që ne nxorrëm në 2025 si Cjapi, mos të japi dy penallti për Egnatian. Kështu që unë nuk e pranoj dot sepse janë situata, që unë nuk po hyj në situatat e faullave apo të kartonëve të verdhë, gjëra që ndikojnë tek ndeshja, por që tifozi nuk e dallon dot që ndikon. Shkodra është në vend të parë për këto gabime të arbitrave tonë, përtej meritës së vet se për mua është ekipi shumë i kompletuar dhe shumë i mirë”, e mbyll ai.


