Fitorja e Turqisë ndaj Shqipërisë të premten e kaluar i ka dhënë besim të madh tifozëve turq për t’u kualifikuar për herë të pestë në një kampionat europian.
Në stadiumin e Eskisehirit ku Turqia kryeson pastër 2-0 ndaj Moldavisë ndodhet dhe Drejtori Sportiv i Vllaznisë Engin Firat.
Ai ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit nga angazhimet e kombëtares për t’i dhënë përkrahje ekipit të zemrës. 48-vjeçari po e ndjek takimin me disa miq të tij./newsport/

Firat mori postin drejtues te Vllaznia përpara fillimit të sezonit. Ai ka premtuar forcimin e akademisë dhe skuadrës shkodrane për vitin e ardhshëm.