Vllaznia nuk e ka mbyllur merkaton e verës, kryesisht sa i përket aventurës europiane. Deri tani, shkodranët kanë bërë gjashtë afrime, por nga sa mësohet proçesi mbetet ende i hapur.

Drejtuesit e Vllaznisë janë në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë, teksa në ditët e fundit ka pasur përpjekje për të firmosur me një futbollist ofensiv, qoftë “pykë” apo sulmues krahu.

Nga ana tjetër, pavarësisht se ka role të dubluara në skuadër, do të tentohen të tjerë emra për të forcuar ekipin. Ndërkohë, përveç gjetjes së një sulmuesi, po shikohet edhe mundësia e afrimit të një mbrojtësi tjetër, kryesisht për krahun e djathtë, pasi kapiteni Gurishta është i vetëm si natyral në këtë pozicion.

Por edhe nese vjen ndonje lojtar ne ditet e ardhshme, veshtire se do te llogaritet per ndeshjet europiane. Kjo sepse ritmi i skuadres eshte tjeter pas me teper se dy javesh stervitje, nderkohe qe ata te cilet do te vinin duan kohen e vet per te kapur formen.
Maringlen ZHIVANI