Drejtuesit e Vllaznisë mendojnë për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç paralajmëroi administratori i klubit, Suad Lici, disa javë më parë se në maj do të udhëtojë së bashku me drejtorin sportiv, Engin Firat drejt Katarit, pritet që gjithçka të konkretizohet pas disa ditësh.
Mësohet se drejtuesit e klubit do të udhëtojnë drejt Katarit pas përfundimit të këtij sezoni. Synimi i vizitës është gjetja e sponsorëve që të afrohen në Shkodër.
Kujtojmë se gjithmonë e më shumë gjatë viteve të fundit është bërë i domosdoshëm afrimi i donatorëve që të financojnë në klubin Vllaznia. Pikërisht ky do të jetë edhe qëllimi kryesor i vizitës së drejtuesve shkodranë drejt Katarit.
Drejtuesit e klubit e kane deklaruar herepashere se sezoni i ri do ta gjeje ndryshe Vllaznine dhe per kete arsye, duhen financime shtese sepse Bashkia Shkoder po mundohet te beje me te miren ne kete drejtim, por borxhet e se kaluares e kane renduar situaten.