Tek Vllaznia ende nuk ka asnjë lëvizje për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri por ndërkohë garancia për këtë gjë është marrë nga ana e Bashkisë Shkodër.
Siç raporton “Panorama Sport” gjatë këtyre ditëve administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv Engin Firat kanë patur një takim me kryebashkiaken Ademi prej së cilës kanë kërkuar garanci për ndërtimin e ekipit.
Kjo e fundit mësohet se i ka sugjeruar dy drejtuesve të lartë të klubit të vazhdojnë punën për të gjetur lojtarët e duhur në mënyrë që në sezonin e ri të ndërtohet një Vllaznia krejt ndryshe nga kjo e sezoneve të fundit.
Të paktën nga sa ka bërë të ditur vetë klubi shkodran pak kohë më parë përmes një komunikate për shtyp, ekipi do të formohetohet thuajse nga fillimi.
Nën kontratë janë vetëm disa lojtarë në moshë të re ndërsa pritet të rinovojnë edhe pak lojtarë të tjerë nga kontigjenti i sezonit të kaluar, kurse pjesa tjetër do të vijë nga jashtë ose nga ekipe të tjera të kampionatit shqiptar.
© shkodrasport.com