Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDrenica merkato në Superiore, një shkodran dhe një laçjan drejt Dardanisë

Drenica merkato në Superiore, një shkodran dhe një laçjan drejt Dardanisë

Drenica nuk ka kryer një fazë të parë të mirë të sezonit dhe në merkaton e dimrit klubi i njohur do të ndërhyjë në merkato. Nga raportimet e fundit mësohet se në gjirin e ekipit do të vijnë dy lojtarë të Superiores dhe një “ish”.

Gazeta Olle raporton se ekipit të Bledar Devollit do i afrohet Eglentin Gjoni nga Llapi (kaloi në verë nga Laçi), Behar Ramadani nga Vllaznia dhe Donald Rapo nga Laçi.

Të tre nuk kanë pasur hapësirat e duhura në ekipet e tyre dhe me kalimin te Drenica pritet të marrin frenat e skuadrës për ta shpëtuar nga rënia.

Përveç kësaj tresheje, bëhet me dije se Drenica do të prezantojë edhe dy lojtarë të tjerë, emrat e të cilëve për momentin nuk zbardhen.

Aktualisht skuadra e Devollit renditet në zonën e ftohtë, saktësisht në vendin e parafundit në kuotën e 19 pikëve me shanse reale për të siguruar qëndrimin në elitë. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments