Zgjedhjet për Kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit mbeten një çështje e nxehtë. Kandidati Dritan Shakohoxha ka dhënë një intervistë për Sport News Plus në News 24 ku ka folur pikërisht për këtë temë. Ai flet për prioritetet e tij, politikën, dashurinë për komentimin por jo vetëm.

Shakohoxha vlerëson maksimalisht punën e bërë nga Armand Duka në krye të FSHF-së, rivali që do ketë përballë, teksa thekson disa arritje të Kombëtares. Gjithashtu, shprehet se nuk ka lidhje me politikën, sakaq thotë se futbolli i fëmijëve dhe Përfaqësuesja mbeten synime të tij.

“Komentimi- Është një dashuri e vërtetë që zgjati 32 vjet. Është një kujtim i mrekullueshëm.

Kandidatura– Nuk i kam hyrë vetëm këtij projekti.

Politika– Unë nuk kam patur lidhje me politikën. Kam patur një lidhje periferike në vitin 91 kur u krijuar Partia Demokratike. Asokohe ne ishim studentë.

Prioriteti-Duhet të ndezim pasionin për futbollin. Duhet të mbështesim futbollin e fëmijëve. Gjithashtu, synimi im është edhe Kombëtarja.

Kundërshtari- Duka ka bërë gjëra të mira. Futbolli shqiptar ka ndryshuar në mënyrë radikale. Kualifikimi i Shqipërisë është një gjë e mirë e tij. Gjërat e mira filluan që me stadiumin e Elbasanit” – tha ai.