Bazeli dhe Partizani do të përplasen të enjten në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Kjo sfidë do të luhet në “St. Jakob Park”, në stadiumin gjigant të Bazelit.
Brenda këtij dueli do të ketë edhe një duel tjetër. Një duel i gjithi brazilian, pasi dy lojtarët kryesorë të ekipeve, kanë shumë të përbashkëta. Artur Kabral dhe Stenio Zhunior janë bomberat brazilianë që do të kenë duelin personal mes tyre.
Të dy nga Brazili dhe me një nuhatje të frikshme për golin, pa përmendur “samban” braziliane në driblime dhe në spektaklin në fushën e lojës.
KABRAL – Është vetëm 23 vjeç dhe vlerësohet plot 8 milionë euro nga “Transfermarkt”. Artur Kabral iu bashkua Bazelit nga skuadra e Palmeiras. Klubi zviceran pagoi 4.4 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, i cili menjëherë u përshtat në Zvicër dhe mori rolin e liderit. 74 ndeshje ka luajtur Kabral me skuadrën e Bazelit, duke shënuar 38 gola dhe duke asistuar 9 të tjerë. Një goleador i lindur dhe në një moshë shumë të re, sulmuesi me shumë gjasa mund të luajë edhe në një kampionat më elitar në të ardhmen. Pa diskutim një problem i madh për mbrojtjen e Partizanit.
ZHUNIOR – Ndoshta nuk është më një djalosh i ri, por Stenio Zhunior mbetet një futbollist që vrapon në çdo cep të fushës dhe që lufton shumë për skuadrën.
Në dy sfidat kundër Sfintulit, shënoi 4 gola dhe asistoi tre të tjerë, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i “demave”.
Në 18 ndeshje me Partizanin, Zhunior ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 5 të tjerë, duke pasur një mesatare të frikshme. Pa diskutim që do të jetë një duel tepër interesant mes dy sulmuesve brazilianë, që do të sfidojnë një