Qendërmbrojtësi malazez, Darko Bulatoviç, një nga më të mirët në takimin ndaj Partizanit, do të jetë mungesa e madhe e Vllaznisë të dielën për kampionat kundër Teutës.
Plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë do të bëjë që ky lojtar të mungojë në Durrës. Por, sikur të mos mjaftonte kjo mungesë për shkak kartonësh, stafi mjekësor duhet të shikojë edhe gjendjen e mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj, që në sfidën me të kuqtë pati probleme muskulore dhe u zëvendësua.
Po ashtu duhet shikuar edhe gjendja e brazilianit Viktor da Silva, që u largua pa u mbyllur pjesa e parë ndaj Partizanit.
Nga ana tjetër, stafi teknik shpreson që të ketë zgjidhur edhe problemin e Fallou Dianjes, pasi mungesa e këtij të fundit do ta linte zbuluar mbrojtjen.