Shpëtim Duro, trajner i Laçit, pas fitores në Korçë u shpreh se sfidat e mbetura janë në funksion të finales së Kukës, duke justifikuar ndryshimet e shumta në formacion.

“Pas arritjes së objektivit, pra sigurimin e vendit të dytë, në këto dy ndeshje sigurisht do të kemi rotacion për të qenë në formën e duhur në finalen e Kupës. Edhe sot 50 për qind e skuadrës nuk ishte në formacionin titullar, por kemi një grup prej 18 futbollistësh që po prezantohen mirë.

“Ndeshja me Partizanin? Nuk besoj që do të jetë ndeshje e rëndësishme, ne e kemi arritur objektivin, edhe Partizani me sa shoh e ka arritur. Do të jetë për statistikë, nuk do të ketë rëndësi. Të mbarojmë edhe këto dy ndeshje dhe të përgatitemi për sfidën më të rëndësishme, finalen e Kupës.”