Trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro, analizoi ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba në News24. Ai eshte ndalur edhe tek barazimi i Vllaznise dhe Egnatias, duke kritikuar jo pak euforine qe ekziston ne rradhet e kuqebluve.

“Vleresimi im ka qene maksimal per Vllaznine. Eshte nje skuader jashtezakonisht cilesore. Une çuditem qe kerkojne sulmues, pavaresisht se Aralica nuk po shenon, por eshte sulmues me cilesi shume te mira.

Mendoj se aty ka gjithmone nje eufori, qysh para nje muaji kjo. Gjysma e skuadres shkon ne “Big Brother”, gjate gjithe javes do fitojme sepse luajten mire me Tiranen dhe Egnatian nuk e diskutonin.

Perfundimisht jane 4 ndeshje dhe 4 barazime. Aty ka nje eufori te jashtezakonshme qe i perfshin te gjithe elementet qe i perfshin edhe drejtuesit dhe prandaj jane 10 pike prapa kreut.

Kjo me duket shume e çudishme sepse e perseris, per mua jane skuadra me e mire e kampionatit. Difekti them eshte ekuilibri. Pra eshte nje skuader qe luan shume mire ne manovren sulmuese, por ne futboll kjo nuk mjafton sepse po bejne gabime amatoreske ne mbrojtje.

Mbaj mend dy gola, goli i kesaj rradhe me Egnatian, nje vendosje skandaloze dhe amatoreske ne mbrojtje dhe po ashtu edhe goli i Xhixhes ne Shkoder. Jane gola te dy fotokopje te njeri- tjetrit. Kampionati nuk fitohet duke bere loje te bukur, por do ekuiliber ne te gjithe elementet e lojes”- eshte shprehur Shpetim Duro./SHKODRA-SPORT.COM/