Rocco Vata është një prej futbollistëve jo pak të përfolur. Djali i Rudi Vatës ka spikatur me talentin e tij te Celtic. Megjithatë duket se lojtari nuk do t’i bashkohet ekipit të parë, për të qenë pjesë e rëndësishme e këtij klubi.

Dy ekipe të tjera janë në garë për Vatën, kontrata e të cilit është drejt përfundimit. Club Brugge dhe Torino e kanë ndjekur nga afër dhe janë interesuar për kartonin e futbollistit shqiptar.

Ditët e ardhshme pritet që të jenë vendimtare dhe për vazhdimësinë e djalit të Rudit Vatës. Gjasat jane qe ai te mberrije ne Itali per ta vazhduar aty karrieren sportive.

Megjithate do jene ditet ne vijim ata te cilat do te vendosin gjithçka sa i takon futbollistit me origjine nga Shkodra qe luan per ekipet kombetare irlandeze te moshave.