Paraqitja e mirë e bërë në ndeshjen ndaj Tiranës, ka bërë që dy futbollistë të Vllaznisë të përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës së 8-të të “Abissnet Superiore”. Bëhet fjalë për dy prej autorëve të golave, Andrey Yago dhe Bekim Balaj.

Bashkë me ta, pjesë e formacionit më të mirë është edhe Edi Martini që është zgjedhur si trajneri më i mirë i kësaj jave. Vllaznia e tij triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 dhe për kuqeblutë ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.

Po kush ishin pjestarët e tjerë të formacionit të kësaj jave? Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko. Katërshja e mbrojtjes përpos Yagos, formohet eedhe nga Bekim Maliqi (Dinamo City), Marcelino Preka (Partizani) dhe Gomes Ferreira (Teuta).

Përpara mbrojtjes janë Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ibrahim Abbas (AF Elbasani). Ndërsa në sulm pºrveë Balajt janº edhe Dejvi Bregu i Dinamo City-t, Ergis Arifi i Teutës dhe Diallo i AF Elbasanit.