Dy futbollistë të Vllaznisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 28-të të “Abissnet Superiore” nga Federata Shqiptare e Futbollit pas mendimeve të dhëna nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Elmando Gjini dhe mesfushorin Ardit Krymi, të cilët janë vlerësuar për paraqitjen e tyre të mirë në ndeshjen e vs që shkoi ndaj Egnatias, sfidë e cila u mbyll në shifrat e barabarta 0-0.
Po kush janë pjestarët e tjerë të formacionit të kësaj jave? Në portë është përzgjedhur gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përveç Gjinit përbëhet edhe nga Vasilios Zhongo (Teuta) dhe Diar Halili (Tirana).
Në mesfushë bashkë me Krymin janë përzgjedhur edhe Ibrahim Abass (Elbasani), Irgi Kasalla (Vora) dhe Xhonatan Lajthia (Elbasani).
Ndërkaq, në vijën para sulmit është vendosur Rowan Human (Partizani), ndërsa dyshja e repartit ofensiv përbëhet nga William Serge Tabekou (Tirana) dhe Ergis Arifi (Teuta). Ndërsa si trajneri më i mirë është vlerësuar tekniku i Teutës, Enkeleid Dobi, pas fitores së durrsakëve 0-1 ndaj Dinamo City-t.



