Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistët e Vllaznisë në formacionin më të mirë të 'Procesi Sportiv'

Dy futbollistët e Vllaznisë në formacionin më të mirë të ‘Procesi Sportiv’

Dy futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te gjysmes se pare te sezonit nga emisioni “Procesi Sportiv”. Behet fjale per dy mbrojtesit e krahut, Erdenis Gurishten dhe Esin Hakajn.

Ato jane bashke me 9 te tjeret, duke filluar nga portieri Bekaj, mbrojtesi Behiratche e Lulaj, mesfushoret De Lucas, Totre e GJ.Taipi si dhe sulmuesit Basa, Guindo e Seferi, nderkohe qe trajner eshte zgjedhur ai i Tiranes, Orges Shehi.

Kuptohet qe kjo eshte thjesht nje perzgjedhje e stafit te ketij emisioni, duke u konsultuar edhe me specialiste te ndryshem, megjithate konfirmon faktin qe dy mbrojtesit e krahut te Vllaznise jane nder me te miret e kampionatit.

Si Gurishta ashtu edhe Hakaj kane bere nje performance te mire duke qene shtylla e ekipit dhe jo me kot vleresohen edhe nga gazetaret e specialistet./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments