Në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Vllaznia U21, trajneri Brdariç ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion dhe interesant është fakti që në pjesën e dytë katër gola janë shënuar nga ata që erdhën nga stoli.
Pas golave të shënuar nga Imeri e Marku në pjesën e parë, kanë shënuar edhe Dunga e Kalaja ndërkohë që dy gola të tjerë mbajnë firmën e Çobës.
Ky i fundit ka luajtur rreth 30 minuta dhe ka bërë një paraqitje të mirë dhe përpos dy golave të shënuar, ka patur edhe raste të tjera shënimi.
Por në fakt nuk e shënoi të tretin. Ndonëse Adili kur 20 vjeçari shënoi të dytin, iu drejtua duke i thënë: “Edhe një gol dhe po e merr topin e ndeshjes në shtëpi”.
Në fakt nuk ndodhi kështu, megjithatë duhet thënë se paraqitja e tij është e mirë dhe për këtë arsye mund të themi me plot gojën se Çoba është një element më shumë në dispozicion të stafit teknik për repartin e sulmit të Vllaznisë për sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/







