6 pikë në 17 javë janë shumë pak për Flamurtarin e vendit të fundit që duket se do ta ketë shumë të vështirë të mbijetojë këtë sezon në Superiore. Vetëm një “dorë e hekurt” dhe një merkato cilësore mund t’i nxjerrë kuqezinjtë nga gremina.
Përpjekjet e para kanë nisur dhe sot paradite, përmes një njoftimi për mediet, klubi i Flamurtarit bënte me dije që do të ketë largime nga skuadra vlonjate. Emrat do të bëheshin me dije në një moment të dytë, ndërsa trajneri Marcelo Troisi ka piketuar futbollistët që do të qëndrojnë.
Newsport.al u interesua pranë klubit të Flamurtarit dhe mësoi listën e lojtarëve që do të “divorcohen” me kuqezinjtë.
Nga mbrojtja në sulm, janë vendosur të largohen disa futbollistë që vijojnë si më poshtë:
Valdo Zeqaj – mbrojtës
Fjoralb Deliaj – mbrojtës
Ansi Nika – mesfushor
Eljan Çelaj – mesfushor
Shaqir Haruni – mesfushor
Arbion Balilaj – sulmues
Jurgen Vatnika – sulmues
Siç shikohet nga lista e mesiperme, jane edhe dy ish- futbolliste te Vllaznise, pikerisht shkodrani Ansi Nika dhe vlonjati qe ishte pjese e kuqebluve sezonin e kaluar, Valto Zeqaj.
www.shkodrasport.com