Të dy ata kanë luajtur për Vllazninë. Janë munduar ta bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kanë lënë gjurmë në rezultatet e kësaj skuadre.
Uliks Kotrri dhe Skerdi Bejzade shoqërinë e krijuar në futboll dhe tek kuqeblutë duket se e ruajnë ende dhe interesant është fakti se ato vazhdojnë të takohen dhe ta vazhdojnë miqësinë e tyre tashmë në…Gjermani.
Të dy ata jetojnë në këtë vend pas lënies së sportit ku i pari merret me futboll por në rolin e menaxherit ndërsa i dyti po punon si trajner.
Kotrri jeton në Kottbus ndërsa Bejzade në Hanovër megjithatë këto ditë ata janë takuar sëbashku dhe kanë pirë një kafe ku padyshim që tema kryesore e bisedës ka qenë futbolli, i cili vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së secilit prej tyre.
Natyrisht që është shumë bukur kur sheh që miqësia sportive vazhdon të ruhet edhe pas lënies së tij dhe kjo kafe në mes Uliks Kotrrit dhe Skerdi Bejzades, e tregon më së miri këtë gjë.
© shkodrasport.com