...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy lojtarë 'out', Jul AHMATAJ buzëqesh para Vllaznisë

Dy lojtarë ‘out’, Jul AHMATAJ buzëqesh para Vllaznisë

Të shtunën, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 12-të të Superiores. Bardheblutë do të vuajnë në këtë sfidë mungesën e Agustin Torasës dhe Erion Hoxhallarit të pezulluar për shkak kartonësh. Megjithatë për trajnerin Jul Ahmataj ka vend për qetësi pasi mësohet se infermieria bardheblu është boshatisur.

Në klasiken e Shqipërisë, do të jenë të gatshëm për ta nisur nga minuta e parë, Edon Hasani dhe Dorian Kërçiku i rikuperuar. Gjithashtu edhe Eni Imami, me gjasë do të preferohet që prej fillimi. Kësisoj për teknikun 40-vjeçar nuk ka vend për panik, pasi organika bardheblu i ka të gjitha pozicionet e dubluara.

Kujtojmë që Tirana vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 me Teutën, ndërsa Vllaznia pas humbjes 0-1 kundër Bylis. Bardheblutë renditen në vendin e dytë me 18 pikë, 3 më pak se Partizani kryesues. Ndërsa Vllaznia në vendin e shtatë me 15 pikë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.