HomeFUTBOLLDy mungEsa dhe një rikthim për Partizanin në Ballsh, shtyhet debutimi i...

Dy mungEsa dhe një rikthim për Partizanin në Ballsh, shtyhet debutimi i Hasanit

Partizani në Ballsh do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme dhe bëhet fjalë për Jasir Asanin si dhe Eno Bitrin. Të dy mungesa për shkak kartonësh, me mbrojtësin beratas që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Asani plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë.

Gjithsesi, Partizani do të ketë një rikthim në mesfushë, pasi është Valentino Murataj, një nga lojtarët e rëndësishëm të Bylisit dhe kapiten me mallakastriotët, i ambientuar mjaft mir te Partizanit ku po tregon nivel loje, por edhe Çinari tashmë duket në formën më të mirë dhe në Ballsh pritet që të jetë titullarë.

Ndryshe pritet që të ndodhë me Ferhan Hasanin që është duke u stërvitur me një program ekstra të përgatitur nga stafi i kuq, me në krye trajnerin Daja, por edhe Mëllugjën apo lojtarët e tjerë që janë afruar në dy ditët e fundit të merkatos.

Partizani edhe pse me dy mungesa të rëndësishme, me merkaton që ka bërë, duket se tashmë veç formacionit, ka edhe një stol solid…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments