Teuta do të luajë nesër sfidën e javës së 11-të të Superligës ndaj Vllaznisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” e do të nisë në orën 16:45.
Në këtë takim do të debutojë për herë të parë si trajneri i Teutës, Renato Arapi që ka marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Edi Martinit.
35-vjeçari prej ditësh ka nisur nga puna së bashku me stafin e tij dhe tashmë kanë ideuar formacionin që do të zbresë nesër në fushë. Teuta do të ketë dy mungesa të sigurta pasi Aleksi dhe Todorovksi nuk do të luajë për shkak kartonash e dëmtimesh.
Arapi ka vendosur që aventurën e tij të re me Teutën ta nisë me ndryshime. Në vend të Todorovskit do të luajë Idrizaj, ndërsa Daja do të marrë vendin e Aleksit në mesfushë. Në fazën sulmuese, ndryshe nga Martini, trajneri Arapi do të luajë me Kallakun prapa dyshes Lorenco Vila-Gjorgjev./newsport/