HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy ndeshje të Superiores sot, edhe Vllaznia në fushë

Dy ndeshje të Superiores sot, edhe Vllaznia në fushë

Abissnet Superiore do të luhet sërish ditën e sotme. Në program janë dy ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 6-të që do të luhen në dy orare të ndryshme. Fillimisht në fushë do të zbresë Kukësi që do të ketë një përballje të vështirë ndaj Vllaznisë.

Pas barazimit ndaj Partizanit, skuadra e Longo kërkon rikthimin te fitorja. Nga ana tjetër, shkodranët vijnë më të karikuar pas fitores së thellë 6-3 ndaj Dinamos në shtëpi. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 13:45.

Takimi tjetër do të jetë Skënderbeu-Dinamo. Sfida do të luhet në Korçë në orën 16:45 me dy ekipet që kërkojnë të marrim vetëm 3 pikë.

Si Skënderbeu ashtu edhe Dinamo vijnë në këtë ndeshje nga humbjet dhe objektivi i vetëm është fitorja pasi blutë e kryeqytetit nuk duan të shkëputen shumë nga kreu, ndërsa Skënderbeu për t’u larguar nga fundi i renditjes.

Java e 6-të e Abissnet Superiore

E diel:

Kukësi-Vllanzia 13:45

Skënderbeu-Dinamo 16:45

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments