Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy ndeshjet e javës së 3-të/ Arbitër i ri në Gjirokastër, ja...

Dy ndeshjet e javës së 3-të/ Arbitër i ri në Gjirokastër, ja kush e gjykon Partizanin

Java e tretë e Superiores vazhdon sot me dy ndeshje interesante. Në fushë zbresin dy skuadra si Flamurtari dhe Partizani që synojnë t’i afrohen kreut, pas ndalesës së Skënderbeut dje ndaj Laçit.

Flamurtari luan në fushën e Luftëtarit dhe kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri i ri nga Durrës, Klodian Shahini, me ndihmës Myftarin dhe Sadikajn, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitër i 4-t.

Partizani pret Kastriotin dhe ka një shans shumë të mirë për të marrë 3 pikët e radhës.

Kjo ndeshje i është besuar fierakut Emirjon Sino, me ndihmës Rrapajn dhe Pashajn. Arbitër i katërt është caktuar Kreshnik Cjapi. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments