Dy peshengritesit e Vllaznise Sajmir Lagja dhe Antonino Mullisi jane shpallur kampione kombetar per vitin 2025. Ky ka qene verdikti i garave te zhvilluara diten e shtune ne Durres, ku kane marre pjese sportistet me te mire te te gjithe ekipeve te vendit.

Per t’u veçuar padyshim qe eshte paraqitja e peshengritesit 16 vjeçar Antonino Mullisi. Ai ka konkurruar ne peshen 61 kg dhe ka arritur te ngreje 122 kg ne shkeputje dhe 151 kg ne shtytje. Me 273 kg ne dygaresh, nenkampioni i Europes ka arritur t’i sfidoje rivalet e kesaj peshe dhe ne kete menyre eshte shpallur kampion kombetar per te rriturit per vitin 2025.

Te njejtin sukses ka arritur edhe peshengritesi tjeter shkodran Sajmir Lagja. Ai ka konkurruar ne peshen 67 kg duke ngritur 120 kg ne shkeputje dhe 150 ne shtytje duke bere qe me 270 kg ne dygaresh te jete me i miri i kesaj peshe dhe te shpallet kampion kombetar.

Titujt e Mullisit dhe Lagjes padyshim qe jane nje sukses jo vetem per keto sportiste por edhe per trajnerin Artur Lagja dhe ekipin e Vllaznise i cili gradualisht po rikthehet ne vitet e tij me te mira. Krahas tyre, po rriten edhe disa sportiste te rinj cilesore dhe shpresat jane qe brenda pak vitesh ekipi kuqeblu te synoje fitimin e titullit kampion.(www.shkodrasport.com)