Shkodres prej pak ditesh i eshte shtuar edhe nje fushe e re futbolli. Pikerisht ajo qe u inagurua edhe nga vete presidenti i FSHF-se Armand Duka ne Shtoj. Por jo vetem kaq sepse bashke me fushen e re, do te nise pune edhe nje Akademi e re.

Ne fakt, e patem paralajmeruar para disa kohesh. “Soccer Star Academy” eshte Akademia e krijuar se fundi nga nje prej emrave me te medhenj te futbollit shkodran, Edi Martini sebashku me biznesmenin Agim Cani.

Ky i fundit njihet per pasionin e tij te madh per futbollin dhe ne momente te caktuara ka qene prane tij edhe si sponsor, pikerisht tek ekipi i femrave te “Juban Danjes”, me te cilin pat fituar edhe dy here Kupen e Shqiperise.

Drejtuesit e ketij projekti kane bere te ditur se shume shpejt do te nise edhe pune per ndertimin e ekipeve zinxhir te “Soccer Star Academy” teksa fillimisht po behet perzgjedhja e trajnereve te cilet do te punojne me to.

Planet e dyshes Cani- Martini nuk do te ndalen me kaq. Ata kane synim te ndertojne edhe dy fusha te tjere, prane asaj qe sapo u inagurua, nga te cilat njera te jete me bar natyral. Toka prej gati 30 mije metrash eshte blere perpara disa kohesh dhe tashme mbetet vetem starti i punimeve per ndertimin e tyre.

Ideja eshte per te ngritur edhe nje tribune me disa vende ne mes te dy fushave. Vete presidenti i FSHF-se Duka u shpreh i gatshem per te bashkepunuar edhe per investimin e ri sepse ne fund te fundit ai do t’i sherbeje gjithe futbollit ne Shkoder. Problemi kryesor ne fakt tashme mbetet vetem shtrimi i rruges prej afro 2 kilometrash nga aksi kryesor Shkoder- Han i Hotit, deri tek fushat dhe nese kjo do te mundesohej nga pushteti lokal, padyshim qe do te kishim te benim me nje kompleks sportiv modern.(www.shkodrasport.com)