Veleçiku ka marrë një lajm të mirë, përpara sfidës me Korabin. Mesfushorët Bega dhe Rajçeviç janë rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë titullarë nesër.
Mungesat e shumta janë ato që e kanë ”kufizuar” ekipin deri më tani, duke bërë që për trajnerin Besnik Dulin zgjedhjet të jenë me ”pikatore”.
Objektivi i mbijetesës është plotëisht i mundur dhe të pasurit në dispozicion e gjithë ekipit është një shtysë e madhe.
Humbjat e fundit kundër Erzenit e ka ”dramatizuar” paksa situatën, por nuk ka më justifikime. Trajneri Duli kërkon të rikthehet te fitorja që në ndeshjen e radhës ndaj Korabit.
Koplikasit i bene nje nisje jo te mire kampionatit duke humbur disa ndeshje rradhazi por me pas rikuperuan disi duke fituar tre takime njeri pas tjetrit, megjithate per te siguruar objektivin, nuk mjaftojne.
Veleçikut i duhet patjeter fitorja neser ndaj Korabit ne “Reshit Rusi” dhe me keto dy rikthime ne mesfushe, padyshim qe ky objektiv eshte mese i arritshem. Megjithate skuadra duhet te funksionoje ne repartin ofensiv, aty ku shpeshhere ka shfaqur probleme dhe mungesa e golit ka ndikuar ne rezultatet e skuadres.