Pasditen e sotme, ne kuadrin e pergatitjeve qe ekipet po bejne ne prag te fillimit te sezonit futbollistik, eshte zhvilluar nje ndeshje miqesore ne mes ekipit grek Panathinaikos dhe atij bullgar CKSKA 1948 Sofia.
Nje perballje qe ne fakt ka patur nje te veçante sepse ne formacionet baze te dy ekipeve, ka patur edhe nga nje futbollist shkodran. Keshtu, tek greket ka luajtur nga minuta e pare 17 vjeçari Elton Fikaj, ndersa te bullgaret ish- kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta.
Diçka vertete interesante, por ne fund ka triumfuar Fikaj dhe skuadra e tij me rezultatin e ngushte 1-0. E rendesishme mbi te gjitha eshte qe lojtari i kombetares U19 te Shqiperise po fiton çdo dite e me shume vemendjen e trajnerit te ekipit te pare te Panathinaikos dhe kjo eshte shume pozitive.
Nga ana tjeter, Gurishta eshte titullar i padiskutueshem ne çdo ndeshje te CSKA 1948 Sofia dhe po ben mire me paraqitjet e tij duke treguar edhe njehere se do te jete nje lojtar shume i vlefshem per te./SHKODRA-SPORT.COM/