Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDy sulmuesit e kombëtares të moshave, Kulla e Sulejmani, zgjidhen në formacionin...

Dy sulmuesit e kombëtares të moshave, Kulla e Sulejmani, zgjidhen në formacionin më të mirë të javës në Itali

Dy sulmuesit e ekipeve tona kombëtare të moshave të Shqipërisë, Gabriel Kulla dhe Flavio Sulejmani janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin U20 (Primavera) në Itali. Ata janë vlerësuar për paraqitjet e mira që kanë bërë në ndeshje e fundit kundërs Cesena dhe Fiorentina.

Të dy ata janë vlerësuar nga “SofaScore” me të njëjtën notë, 8.2 dhe si rrjedhojë kanë merituar nga një vend në 11-shen e javës së 18-të të këtij kampionati duke treguar edhe njëherë tjetër se janë elementë me shumë të ardhme dhe që po bëjnë mirë në futbollin italian.

17 vjeçari shkodran Gabriel Kulla bëri një ndeshje thuajse perfekte dje ndaj Cesena dhe ndonëse kjo e fundit fitoi 4-2 ndaj Sassuolo, për sulmuesin e kombëtares U19 të Shqipërisë gjërat kanë shkuar mirë. Ka shënuar një gol, ka kontribuar në të dytin, ka goditur një herë shtyllën e portës kundërshtare dhe ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtësit.

Nga ana tjetër 19 vjeçari Flavio Sulejmani ka qenë protagonist për ekipin e Lazios në sfidën e mbyllur në barazim 2-2 ndaj Fiorentinës, ku ka shënuar të dy golat e asaj ndeshje për skuadrën e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments