Kater amerikanet qe jane aktualisht pjese e Vllaznise duket se nuk do te jene te vetmit te huaj ne ekip. Kjo ngaqe ne ditet e ardhshme te tjere lojtare mund t’i bashkohen kuqeblu.
Dy prej tyre ne fakt kane mberritur tashme ne Shkoder dhe kane qene te pranishem ne stervitjen e sotme te ekipit. Behet fjale per nje basketbollist amerikan dhe nje tjeter boshnjak te cilet i shikoni edhe ne foton e meposhtme:
Presidenti Xhaferi deklaroi diten e djeshme se ata do te jene ne prove per disa dite dhe nese bindin trajnerin Gospodinov, atehere mund te firmosin. Nuk eshte e qarte ende se sa lojtare kane nder mend te marrin shkodranet, pasi pritet qe te vije edhe nje tjeter basketbollist amerikan.
Ne fakti ne skuader jane krijuar dy vende bosh aktualisht. Kjo ngaqe njeri prej amerikaneve qe pat firmosur ne fillim, pikerisht Maurice William u largua pak dite para fillimit te kampionatit sepse nuk bindi plotesisht.
Nderkohe qe nga mbremja e se martes eshte larguar drejt Kanadase edhe basketbollisti shkodran Dode Lekndreaj dhe per kete arsye, keto vende te lena bosh duhen plotesuar.
www.shkodrasport.com