Situata e “Covid-19”, duket se jo vetëm që ka pezulluar futbollin , por po ndikon edhe në merkaton dhe transferimin e lojtarëve. Kështu po ndodh edhe me dy talente shqiptarë, Klaidi Caka si dhe Tomas Xhelili.
Të dy janë mjaft të talentuar. Kalidi Caka, shihet me shumë perspektivë, vetëm 17-vjeç ka luajtur në akademi të njohura në Greqi, ndërsa Tomas Xhelili 20 vjeç ka provuar edhe eksperienca në Gjermani.
Klaidi Caka është joshur edhe nga klube të njohura të Greqisë, pasi bëhet fjalë për një futbollist shumë të talentuar që bën diferencën me bashkëmoshatarët e vet.
Është menaxheri i njohur shqiptar në Greqi, Bruno Dodi, që konfirmoi për lëvizjen e dy futbollistëve, të cilët kanë marrë ftesë dhe në këtë periudhë duhej që të transferoheshin në Akademinë e Romës dhe Bolonjës së Italisë, ku edhe do të testoheshin. Mirëpo, pezullimi i stërvitjes dhe aeroporteve për lëvizje për shkak se është kulmi i virusit “Covid-19” ka bërë që dy shqiptarët të presin.
Një interesim të madh për ta ka pasur edhe nga Kroacia, por të dy sipas gjasve në verë do të vijojnë të ardhmen e tyre në Itali./vipsport/