Lacio këtë verë ka hasur vështirësi për të sjellë objektivat e tyre në merkato dhe Tare e Lotito kanë hasur me kritikat e tifozëve.
Megjithatë, merkatoja nuk ka përfunduar ende dhe drejtori vlonjat mësohet se po punon për të sjellë në “Olimpico” dy lojtarë të Mançester Junajtid.
Njëri është Xhesi Lingard. Anësori është propozuar javë më parë nga menaxheri i tij, Mino Raiola dhe Lacio po mendon ta afrojë për t’i shtuar më shumë shpejtësi ofensivës së kryeqytetasve. Anglezi nuk ka hapësira te Junajtid dhe është dakord me një transferim në Itali.
Një tjetër opsion është Andreas Pereira. 24-vjeçari nuk ka mundur kurrë të jetë titullar absolut te Mançester Junajtid, luks që mund t’ia ofrojë menjëherë Lacio.
Tare ka nisur kontaktet e para me të dhe propozimi është huazim me detyrim blerje në fund të sezonit. /vipsport/