Gola, përmbysje, karton i kuq dhe autogol. Këto janë ato gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e rradhës të kampionatit për Vllaznia U19, atë që ka luajtur në kryeqytet ndaj Termit, e cila në fund është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2.

Kanë qenë vendasit atë që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Maçit, megjithatë shkodranët nuk janë demoralizuar dhe kanë arritur të barazojnë me anë të sulmuesit Angjelo Radovani në minutën e 30-të. Po ky futbollist një minutë para fundit të pjesës së parë ka shënuar edhe golin e dytë për ekipin shkodran që e mbyll këtë 45 minutësh në avantazh 2-1.

Një rezultat i tillë kuptohet që do ta favorizonte për vazhdimin e mëtejshëm të takimit, por në fakt në pjesën e dytë ka patur zhvillime të tjera interesante.

Në minutën e 52-të pas një ndërhyrje krejt normale të sulmuesit Nikaj ndaj një kundërshtari, arbitri i ndeshjes çuditërisht i ka nxjerrë atij kartonin e kuq duke e lënë kësisoj Vllazninë U19 me një futbollist më pak për 40 minuta.

Megjithatë djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani janë munduar të rezistojnë për të ruajtur avantazhin dhe në fakt ia kanë dalë deri në minutat e fundit, atëherë kur Dulaj do të shënonte golin e dytë për Termin, atë të barazimit dhe kësisoj gjithçka do të mbyllej në barazim 2-2 në këtë përballje shumë interesante.

Me këtë pikë, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve dhe mban sërish vendin e gjashtë në renditje, megjithatë në ndeshjet e ardhshme sigurisht që pritet një ngjitje në tabelë dhe me shumë të ngjarë deri në fund të kampionatit, kuqeblutë do të renditen në mes tre ekipeve më të mira.
© shkodrasport.com