Pavarësisht se të gjithë aktivitetet sportive janë ndërprerë, atleti I Vllaznisë Franko Burraj vijon të stërvitet, ndonëse në kushte jo normale.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri I tij Bruno Rrotani I cili ka shpjeguar edhe atë se çfarë po bëjnë gjatë kësaj periudhe për të ruajtur formën fizike.

Kjo ngaqe objektivi është renditja në top- listën e më të mirëve në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në muajin gusht….

Franko Burraj është aktualisht sportisti më I mirë I Sportklub Vllaznia dhe pas sukseseve në garat e para të këtij viti, sigurisht që synon që këto suksese t’I vazhdojë edhe pak kësaj ndërprerje.