Armando Broja, ishte një nga futbollistët më të dalluar te holandezët e Viteshes.

19-vjeçari shqiptar, i huazuar nga Çelsi, arriti të shndërrohej në një protagonist, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 2 asiste.

Broja është nën kontratë me Çelsin, ndërkohë që së fundmi media holandeze “De Gelderlander” ka zbuluar se drejtuesit e Viteshes dhe Çelsit po diskutojnë mes tyre për të zgjatur edhe një vit huazimin e sulmuesit 19-vjeçar. Edhe vetë Broja është pro kësaj.

Gjasat janë të mëdha që edhe sezonin e ardhshëm futbollistin e talentuar shqiptar ta shikojmë me fanellën e skuadrës holandeze.