Një lajm i bujshëm është publikuar së fundmi nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili ka bërë me dije se Al-Hilal i ka ofruar PSG-së plot 300 milionë euro për Kilian Mbape, që nëse ndodh do të jetë një rekord i ri në merkato, duke ja kaluar dhe atij të Nejmarit që kaloi në Paris për 222 milionë euro.
Sipas Fabricios kjo ofertë është për të hapur bisedimet me kampionët e Francës, ndërsa nga 24-vjeçari ende nuk ka asnjë reagim.
Nga ana tjetër, PSG-ja duket e bindur se Mbape ka rënë dakord me Realin për një transferim në Spanjë.
Tashmë e ardhmja e sulmuesit francez komplikohet akoma dhe më shumë, me PSG-në që kërkon ta shesë me çdo kusht këtë verë për të paktën 200 milionë euro, në mënyrë që mos ta humbasë me parametra zero verën e ardhshme.