Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLE BUJSHME/ Gjiganti anglez hedh sytë nga Seria A, pikas dy lojtarë...

E BUJSHME/ Gjiganti anglez hedh sytë nga Seria A, pikas dy lojtarë të kombëtares shqiptare

Drejtuesit e Tottenham Hotspur janë gati të shpërblejnë Mauricio Pochettino. Ecuria fantastike në këtë sezon, ku “Gjelat” e mbyllën kampionatin të tretët ndërsa janë në finalen e UEFA Champions League mund të sjell frymë të re në skuadër. Të paktën kështu shkruajnë mediat angleze, të cilat planifikojnë plot 6 blerje nga ana e londinezëve.

Por, ajo që e bën akoma më të bukur këtë lajm është fakti se në listën prej 6 futbollistësh bëjnë pjesë edhe 2 lojtarë të kombëtares shqiptare. Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj shihen si lojtarët kyç për Tottenhamin e vitit të ardhshëm dhe Pochettino e ka seriozisht me ta.

Gardiani i Lazios, titullar në fitoren e Kupës së Italisë pak ditë më parë shihet si zëvendësuesi ideal i Hugo Lloris, që është drejt pensionimit. Ndërkohë, Hysaj përflitet se do të jetë pjesë e operacionit që dërgon Trippier te Napoli.

Lajme vërtetë të mira këto, sidomos për teknikun Reja, që mund të shikojë futbollistët e tij në kampionatin më të rëndësishëm të Botës, si Premier League angleze. Në listën e dëshirave të Tottenham bëjnë pjesë edhe emra si Donny van de Beek (Ajax), Mario Hermoso (Espanyol), Maxi Gomez (Celta Vigo) dhe Adrien Rabiot (PSG)./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments