Juventusi është gati të bëjë çmendurira në janar. Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë përgatitur tashmë një plan për të nënshkruar me portierin spanjoll të Mançester Junajtid, David De Gea.
Lojtari mund të bashkohet me “Zonën e Vjetër” si agjent i lirë, por lojtari kërkon një pagë sezonale prej 20 milionë eurosh. Pas Kristiano Ronaldos, i cili përfiton 30 milionë euro në sezon, futbollisti më i paguar i Juventusit është Paulo Dybala, paga e të cilit është rreth 7 milionë euro.
Megjithatë, Juventusi mund të pajtohet të paguajë një pagë të tillë, për shkak të ndikimit që De Gea do të ketë në bilancin e tyre. Sipas “Tuttosport”, ndikimi i De Geas do të ishte i ngjashëm me atë të Gonzalo Higuain që u bashkua me Juventusin në 2016-ën nga Napoli, për 90 milionë euro./vipsport/