Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE BUJSHME/ Leonardo drejt largimit, Milani mendon për Igli TAREN

E BUJSHME/ Leonardo drejt largimit, Milani mendon për Igli TAREN

Lacio përgatitet për revolucion, ose të paktën kështu shprehen mediat në Itali. Trajneri Inzaghi është në radarët e Juventusit si zëvendësuesi ideal i Allegrit.

Pas largimit të tij, bardhezinjtë po shikojnë si alternativë të mundshëm trajneri e Lacios. Por, jo vetëm Inzaghi, një tjetër drejtues që mund të largohet është edhe drejtori sportiv Igli Tare.

Drejtori shqiptar është një nga më të vlerësuarit në Itali në rolin e tij dhe për këtë arsye Milani ka kthyer sytë nga ai për edicionin e ri. Leonardo duket drejt largimit dhe ai që pritet ta zëvendësojë është pikërisht Tare.

Presidenti Lotito nuk dëshiron të heq dorë nga ai dhe i ka rinovuar kontratën Tares që i skadonte në vitin 2020. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë vendimi i drejtori sportiv Igli Tare./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments