Monako interesohet për kapitenin e Dinamo Zagrebit Arjan Ademin.
Mediat e huaja shkruajnë se klubi më i suksesshëm në futbollin kroat hodhi poshtë ofertën prej 6 milionë € të Real Betisit dhe kërkon që çdo skuadër që interesohet për futbollistin me origjinë shqiptare të kombëtares së Maqedonisë së Veriut duhet të paguajnë 12 milionë €.
Ademi është njëri prej futbollistëve më të spikatur në Kroaci ku ka fituar plot 8 tituj kampionë si dhe ka një eksperiencë të madhe në kompeticionet europiane, sidomos në Ligën e Kampioneve ku këtë sezon ka shënuar 2 gola.
Ai është pjesë prej gati 10 vitesh pjesë e Dinamos së Zagrebit duke u konfirmuar si njëri prej ikonave të klubit kroat.