Botërori është pranë dhe të gjithë po presin, që të shikojnë po ashtu Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Kjo pasi për ta pritet të jetë hera e fundit që shijojnë këtë kompeticion.
“The Touchline” ka trazuar rrjetin së fundmi. Lajmi i tyre ekskluziv është se Mesi nuk e përjashton mundësinë, që të mungojë në Botëror nëse nuk ndihet plotësisht gati fizikisht.
Mesi kërkon që të jetë 100% gati, ndryshe konsideron që të mbetet jashtë. Për argjentinasin është e qartë që kampionati amerikan nuk është mjaftueshëm konkurrues, që të shkojë në Botëror me nivelin e duhur.
Kjo është pikërisht arsyeja, përse të paktën duhet të jetë 100% gati fizikisht. Aktualisht Interi Majemi vijon me përgatitjet për fillimin e MLS, ndërsa Mesi po kalon një dëmtim.


